KreuAktualitetiDRAP Korçë uron të gjithë nxënësit që do të fillojnë vitin shkollor,...

DRAP Korçë uron të gjithë nxënësit që do të fillojnë vitin shkollor, suksese dhe vit të mbarë!

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë

Me fillimin e vitit të ri shkollor, nis rrugëtimi drejt dijes për të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë shoqërinë, e cila sheh tek shkolla vendin ku formohet e ardhmja jonë.
Me këtë rast, dëshiroj të uroj të gjithë nxënësit që do të fillojnë nesër vitin shkollor, suksese dhe vit të mbarë.
Urimin më të veçantë e kam për nxënësit e klasave të para, që do të fillojnë rrugën e dijes përvec teksteve edhe me teknologjinë e re të klasave digjitale; do të uroj po ashtu të gjithë nxënësit që vijojnë në arsimin bazë dhe në gjimnaze, duke veçuar maturantët, për të cilët ky do të jetë një vit sfide, por edhe kurorëzimi i një etape të rëndësishme të jetës.
Në këtë fillim viti uroj mësuesit, kolegët e mij për një vit të mbarë dhe të suksesshëm në sfidat që ka përpara shkolla dhe dija.
Po ashtu, do të uroj të gjithë prindërit që janë bashkëpunëtorët tanë në realizimin e qëllimit tonë të përbashkët.
Ju uroj të gjithëve, suksese dhe mbarësi për të gjithë.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit