KreuAktualitetiMinistri Peleshi, në lidhje me situatën e zjarreve: “Ka bashki ku kjo...

Ministri Peleshi, në lidhje me situatën e zjarreve: “Ka bashki ku kjo funksionon perfekt, ka dhe bashki që fikin telefonin e thonë nuk është zjarri im dhe nuk përgjigjen”

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e bashkive të vendit, lidhur me gatishmërinë dhe masat e emergjencave civile mbi situatën e zjarreve në këtë sezon veror.Rama u kërkoi kryebashkiakëve të angazhohen maksimalisht në terren dhe mos të kërkojnë në çdo rast helikopterin nga ministria.

“Zjarret janë një problem serioz. Arsyeja kryesore pse jemi këtu bashkë është se ky problem nuk mund të trajtohet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Emergjencat Civile. Sepse mbrojtja civile është përgjegjësi e të gjitha niveleve të pushtetit. Edhe e nivelit qendror por edhe atij vendor. Dhe disa Bashki tregojnë se është kështu. Aty ku pushteti vendor reagon në mënyrë proaktive dhe nuk bën thjesht ngritjen e telefonit dhe thotë shiko se kemi zjarr këtu hajde ngrini helikopterin. Por kjo historia e helikopterit duhet kuptuar mirë, se reagimi është i përshkallëzuar dhe në të gjithë botën fillon nga niveli i ulët vendor. Fillon nga ata punëtorët vendorë që nisin punën kur ka emergjenca.

Dëmi që krijohet ju e keni parasysh vetë. Digjen me një zjarr më shumë seç mbillen me vite ndaj duhet të jemi në alert gjithë kohës. Infrastruktura e ujitjes, kullimit, digat e rezervuarve, të gjithë ato pjesë të investimeve parandaluese, mbrojtëse ndaj fatkeqësive natyrore nuk është e gjitha. Kjo ka të bëjë me përmbytjet, falë angazhimit edhe të një sërë kryetarësh bashkish, ku shembulli është kryebashkiku i Fierit me një punë titanike, që përmbytej edhe në zonën e qytetit. 

Gushti do të jetë shumë sfidues, ndaj duam që jo disa po të gjithë të jenë të angazhuar. Këtu të 28 mijë kilometrta katrorë të Shqipërisë janë në rrezik nga zjarret dhe të gjitha bshkitë duhet të jenë të gatshme për reagimin e parë”, tha Rama.

Ndërkohë edhe Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve.

Peleshi tha se situata pritet të jetë më emergjente në periudhën e muajit gusht, ku ka këshilluar kryebashkiakët mos të shkojnë me pushime në këtë muaj.

Sakaq shtoi se përgjegjësia do të jetë e të gjithëve, si dhe askush mos të mungojë aty ku ka emergjenca.

“Ka bashki ku kjo funksionon perfekt, ka dhe bashki që fikin telefonin e thonë nuk është zjarri im dhe nuk përgjigjen. Nëse do funksionojmë si e thamë e të kuptoni që përgjegjësia e ruajtjes së territorit është e bashkive, FA janë në mbështetjen tuaj. Nuk është detyra jonë e ju na mbështesni, se shpesh kështu kuptohet që nga toni me të cilin flet kryetari i bashkisë që merr në telefon për helikopterin pa lëvizur as gishtin vet e në ndonjë rast dhe nga plazhi thonë zoti ministër ku është helikopteri. Vitin e kaluar kam shkuar vetë unë aty e nuk kam gjetur as kryetarin as perfektin kam pyetur e më kanë thënë janë me pushime. Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht, për mendimin tim ne nuk u urdhërojmë dot por sugjerimi do jetë që se cili prej nesh duke nisur nga unë e gjithë kryetarët e bashkive të jemi alert mos mungojmë kur ka emergjenca”!

@ NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit