- Morali që “prodhon” njeriun… njeriun, këtë të panjohur…

Njeriu do apo nuk do shfaqet disi, e tregon përkatësinë e vet. Askush nuk mund t’i shmanget prejardhjes së tij, kulturës së prindërve , fëmijërisë si ka jetuar dhe kjo është normale…normale dhe atje ku mbizotëron anormaliteti…anormalitet besimi, kulture, miqesie.

Me siguri që nuk ka shqiptar sot mos jetë i interesuar për vëndin e tij. Liderët e pazëvendësueshëm përjetë ulërijnë , shajnë dhe akuzojnë njeri tjetrin, sa me siguri nëse jetonin diku tjetër sot do ishin duke pritur pretencën për korrupsion ose për akuza të rreme!
Imagjinoni që asgjë nuk ndryshon. Liderët dihen, njihen dhe kjo vajtjen para kutive të votimeve e kthen thjesht në një detyrim miqësie dhe papritshmerie për asgjë!
Qokë, apo zgjedhje për zgjidhje?
Na është thënë se duhet të kemi moral…na është thene se duhet të kemi dhe parime të tilla…na është thënë se sjellja politike do edhe moralin brënda . Ne nje moment të dhënë , të gjitha permbysen dhe çfarë del?!?!?
Del se pak rëndësi ka morali, pak rëndësi kanë parimet…dhe pak rëndësi ka politika me moral brenda…
Vetem (qoka) është e moralshme! Morali i vlerave pozitive, përballë antivlerave të anormalitetit negativ…stonimi i një shoqerie të pastër , “mbarsur” herë pas here me njerëz që koha t’i afron si miq…
Si miq ?!?! Si miq te përkohshëm , që kurrë nuk mund të ngrihen në lartësinë e një shoku. Dhe mendja largohet nga ky realitet i imponuar, për të humbur në rreshta librash, në fjalë që njerëzit e mëdhenj i kanë thënë shekuj më parë …
Zhan Zhak Ruso…-“Të gjitha fatkeqësitë e mija vijnë nga që kam pasur mendim tepër të mirë për miqtë e mi…”
#Ilir Jano
