2 prill Dita botërore e ndërgjegjësimit për AUTIZMIN!
Pa patur frikë se gabohemi, që çdo prind , sidomos ai i një fëmije me autizëm, është përgjegjës për krijesën e pafajshme që sjell në jetë dhe borxhli ndaj saj.
Vite më parë kur doja të mësoja diçka për autizmin më propozuan të lexoja ” Kur dhimbja premton dashuri” të prof Edmond Tupes.
E pata të vështirë gati të pamundur të mos e ndërprisja leximin disa herë për ta rimarrë veten e për ta përfunduar historinë. Por historinë e vërtetë e kuptova kur njoha nga afër prindër e fëmijë sytë e të cilëve mbartnin brenda, herë shi e herë diell, guxim e frikë, kurajo e shpresë.
E dua guximin e mirësinë që përcjellin, i dua historitë e tyre, ato më bëjnë prind më të mirë për fëmijët e mi.
Jeni model Eleni Kotelli , Zela Koka , Et Eva e shumë prindër si ju në të gjithë Shqipërinë.
Fragment:” Kur dhimbja premton dashuri”
Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj të falur që nuk jam i pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri. (Erjona Pambuku)
@NewsIn.Al

