20 vjet pas KOPI-t në 2005, Berisha do të krijojë “KOPIN” e partive të të gjitha ngjyrave!
Kreu i PD, Rithemelimi pranon pafuqinë për të mundur Edi Ramën. Berisha pro bashkimit edhe majtistin Arlind Qorri: Kushdo politikan kundër Ramës është i mirëpritur
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për media është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkohej me Arlind Qorin dhe lëvizjen e tij që muajt e fundit ka organizuar pensionistët në protesta kundër qeverisë.
Berisha tha se është i hapur të bashkohet me këdo shqiptar dhe këdo politikan që është kundër regjimit të Ramës duke dëshmuar se s’mundet ta mundë i vetëm Edi Ramën ashtu sikurse është shfaqur deri më sot para mbështetësve të vet.
“Cilido politikan që ndjehet i përkushtuar kundër narko-shtetit të Edi Ramës është i mirëpritur në betejën tonë të përbashkët për të përmbysur këtë regjim, për të krijuar një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Unë personalisht, të gjitha veprimet, cilido t’i organizojë i kam përshëndetur dhe do t’I përshëndes. I vetmi kusht është t’i shoqërojë fjalët me vepra, të bashkohemi për një qëllim madhor, të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që në një mënyrë apo tjetër po shfaros farën e shqiptarëve, por e zbraz Shqipërinë”, u shpreh Berisha.
@ NewsIn.Al

