KreuAktualitetiVDEKJA E TË PAQENËS.../Lulzim Tafa

VDEKJA E TË PAQENËS…/Lulzim Tafa

VDEKJA E TË PAQENËS

Gjërat që kurrë nuk kanë ekzistuar
Papritmas nisin
Të zhduken

Dhimbjet
Të ndjejnë vetë dhimbje

Ikën të gjitha mungesat
Ka filluar të digjet shkrumbi
Të vdesin varret

Një i verbër më në fund
Shikon errësirën

Të gjithë të ngrirët u shndërruan në gurë
Andrra tani e sheh në andërr
Veten

O Zot
Po si më rrëshqiti kështu nga duart
Vetja
Një gjë s’e kam kuptuar kurrë
Qysh mundet me e marrë ujin
Etja.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit