Sunday, July 26, 2026
spot_img
HomeAktualiteti22 Mars 1992- Kujtimet e një DITE të paharruar! / Ilir Jano

22 Mars 1992- Kujtimet e një DITE të paharruar! / Ilir Jano

22 Mars 1992- Kujtimet e një DITE të paharruar!

Tashmë kanë kaluar 34 vite nga ajo ditë dhe ne asnjëherë nuk mundet ta harrojmë! Sepse ne e jetuam, e ëndërruam, shpresuam, e realizuam, fituam dhe…pas 34 vitesh vetëm e kujtojmë, se akoma Europën ëndërrojmë!

Për mua ishin zgjedhjet e para që isha aktiv në kohën e pluralizmit dhe ishte normal që emocionet të ishin të mëdha, me dëshirën për të përmbysur një rregjim që aq shumë na kishte privuar nga liria që gëzonin moshatarët tanë në Europë dhe kudo ku komunizmi kishte vendosur pushtetin e vet!

Në 31 Marsin e 1991 nuk mundëm të votonim, sepse ishim në kërkim për rrëzimin e statujës së diktatorit dhe falja që u bë në nëntor na dha mundësinë të ktheheshim në Shqipëri!

Angazhimi në PD ishte 24 orë dhe pa asnjë lodhje…
Në atë ditë, për zgjedhjet,përfaqësoja PD në Qendra e Votimit tek kopështi që ishte në Bashta Themistokli dhe gjithçka kaloi shumë bukur.


Mbaroi votimi, numëruam votat dhe firmosëm të gjithë përfaqësuesit e partive.
Në mbrëmje kishte dalë rezultati…
Fitore e çmëndur… deri vonë ishim në zyra e Ilir Manushit së bashku me Teodor Kekon!

Festuam…

Dhe… sot jemi me atë demokraci që nuk e mendonim kurrë!

Se çu bënë në atë kohë ca gjyqe kafesh dhe kaq…

Dy emërorët mbetën dy emërorë!

NJË MUR I HEKURT QË CDO DITE E MË SHUMË E SHIKOJMË TË NGRIHET DHE ATJE KU NË THEMEL JEMI NE…

Ta gëzojmë e kujtojmë këtë ditë… dita që ëndrra u zgjua dhe dremiti…

Ilir Jano – Korçë 2026

NewsIn.al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments