Selanik: Dy persona të vdekur nga plumbat në Kalamaria
Një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në një banesë në Kalamaria
Një grua 42-vjeçare dhe një burrë 38-vjeçar janë gjetur të vdekur mëngjesin e së martës në Kalamaria të Selanikut.
Kufomat u gjetën në një banesë në rrugën 27 të Komninonit rreth orës 8:15.
Mendohet se është e mundur që burri të ketë qëlluar me armë zjarri 42-vjeçaren dhe më pas ka vrarë veten.
Sipas informacioneve, marrëdhënia mes tyre po hetohet, ndërkohë që nuk ka shenja për vjedhje.
Akoma nuk ka info për kombësinë e tyre.
@NewsIn.Al

