Saturday, March 14, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAthinë, urdhri është dhënë nga mafia shqiptare në burgjet greke

Athinë, urdhri është dhënë nga mafia shqiptare në burgjet greke

Athinë, urdhri është dhënë nga mafia shqiptare në burgjet greke

Mediat greke raportojnë se viktimat janë shtetas shqiptarë, të paktën 4 prej tyre. Dyshohet se makina e ekzekutorëve ka qenë një “Ford” i zi, ndërsa automjeti i viktimave ishte me targa gjermane fallco.

Pista kryesore e hetimit për policinë ka qenë larja e hesapeve. Sipas mediave helene, mafia shqiptare kishte mosmarrëveshje për pazaret e drogës dhe dha urdhrin për këtë ekzekutim.

Viktimat dhe atentatorët njiheshin mes tyre dhe sipas policisë rezulton se autorët kanë marrë edhe sende nga makina e tyre. Autorët qëlluan mbi 20 herë në drejtim të viktimave dhe përveç Fordit kishin në dispozicion edhe një motor.

Mbi 25 plumba janë gjetur në vendngjarje, në një rrugicë të Artemidës në Luca.

Grupi hetimor ndodhet në zonë dhe ka nisur hetimin për tragjedinë që tronditi zonën këtë pasdite.

Policia është në kërkim të atentatorëve dhe gjithashtu po punohet për identifikimin e të vdekurve përmes gjurmëve të gishtave.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments