KreuAktualiteti30 vite në emigrim dhe asnjëherë nuk patëm një përkrahje nga shteti...

30 vite në emigrim dhe asnjëherë nuk patëm një përkrahje nga shteti ynë! Këtë rradhe na vunë dhe karantinë!

Ju nuk mund të vendosni për ne dhe fatin e fëmijëve tanë!


Na keni gënjyer dhe asnjëherë nuk ju kemi besuar. Nëse ju respektojmë, ju presim në takime dhe vimë në rresht për votime, kjo ndodh se ne duam vendin tonë .
Por ju jeni të pabesë! Na mashtruat që do votojnë emigrantët, bëtë dhe ministri gjoja diaspore, pretenduat që do ishit pranë halleve tona… Kush??? Ju… hajde sikter qofshi! Ju na vutë karantinë që mos vimë në Shqipëri, na latë pa parë prindërit e moshuar, na mashtruat, sepse mashtrimi është në themel të politikës… ju na mashtruat sepse ju nuk keni as besë dhe as besim politik. Krahët tuaja nuk janë as të majtë e as të djathtë… krahët tuaj janë njësoj, janë të gjatë vetëm për të hyrë në xhepat e çdo shqiptari.


Ju “falenderojmë” për vendimin që moret për mos na qasur në atdhe për votime… Edhe një herë ne u bindëm se çfarë jemi për ju!
POR EDHE JU DO TA KUPTONI SE ÇFARË JENI PËR NE!
ARTURO SELIMLLARI
(Kryetar i shoqatës “Zëri i emigrantit” Selanik)

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit