HomeAktualiteti♠4 ditet e fundit të FATIT me emrin "ATDHE"/BLERTA BELLIU

♠4 ditet e fundit të FATIT me emrin “ATDHE”/BLERTA BELLIU

♠4 ditet e fundit të FATIT me emrin “ATDHE”
Sot,i njëjti përjetim.
I njëjti film që kam parë.
Më rikthen “Filmin e Dështuar”
Një film që dhe pse ti e mban mënd shumë mirë edhe skenarin j’a mësove përmendësh ATA t’ a kujtojnë!
U përpoqe shumë t’a harroje sikur kurrë nuk e kishe parë .
E grise ,e fshive, e mbajte me forcë derën mbyllur, si një grua e dhunuar që vendos karrige e sende të forta, të rënda që ” ATA” te mos hyjnë . E mbasi ja dole të frymoje pak fillove të çelje të rilindje nga ai film i harruar, pa të drejte t’a kujtojnë!
Rruga që bëj çdo ditë me hapa të shpejtë për të realizuar një ëndërr modeste për një të ardhme magjepsëse , shurdhet nga burie të stonuara, nga britmat e të vegjëlve e nga mëndjet e shtrëmbta,që nuk i gëdhend as skulptori mjeshtër.
Fatet e atdheut tim nuk mund t’i mbajë një dorë që mbasi e rrahu me vite do t’i fshijë lotët. Jo ! Fatet e tij duhet t’i shtrëngojë ajo dorë që e mori të dhunuar i shëroi plagët dhe e rriti dalëngadale si një nënë e dhembsur!
#4DitëtEFatitMeEmrinAtdhe!
#4DitëtEfatitTëAtdheutKryelartë!

#Blerta Belliu

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments