KreuOpinionNë sistemin që duam dhe meritojmë të kemi nuk duhet të ketë...

Në sistemin që duam dhe meritojmë të kemi nuk duhet të ketë më vend për politikanë dhe parti që qeverisin në emer të ca njerëzve mbi disa të tjerë /ILIR JANO

Shoqëria njerëzore ka dy mënyra për të shkuar përpara : “evolucionin dhe revolucionin”…
Kombet e qytetëruara zgjedhin evolucionin, sepse duke qenë të qytetëruara klasat drejtuese e kuptojnë se deri ku mban ujë pilafi dhe përpara se populli të zërë rrugët me barikada japin zgjidhje, ndryshojnë dhe përmirësojnë sistemin…
Ngjarjet e djeshme në Elbasan, vërtetuan më së miri, se çfarë kombi jemi, ose më saktë çfare lloj njerëzish jemi. Njerëz amballazhe të paketuara nën sigla partish. Njerëz të një qyteti, lagje apo rrugice jemi të kthyer në hasëm, sepse mendojmë ndryshe !
Ku është demokracia në këtë vënd? Çfarë kuptimi mund të ketë kjo fjalë e magjishme “Demokraci” nëse nuk ka lirine e njeriut në të menduar, vepruar dhe të qënurit i barabartë para ligjit? Si mundet të provokohet kaq hapur një popull? Çfarë duam; Luftë civile, apo shtet ligjor me themele qytetare dhe demokratike…Ç’fare…???
Të shkojmë në zgjedhje, të votojmë, apo të jemi thjesht zbatues urdherash? Kujdes.. Një herë në katër vjet të ka mendja peshë!

Ndaj në sistemin qe duam dhe meritojmë të kemi nuk duhet të ketë më vend për politikanë dhe parti që qeverisin në emer të ca njerëzve mbi disa të tjerë …

#Ilir Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit