KreuPolitikaTakim me banorët në Pustec Peleshi: “Investimi 10 milio Euro, e...

Takim me banorët në Pustec Peleshi: “Investimi 10 milio Euro, e kthen Pustecin në qendër të turizmit”

Takim me banorët në Pustec

Peleshi: “Investimi 10 milio Euro, e kthen Pustecin në qendër të turizmit”
“Pusteci gjatë mandatit të ardhshëm do të jetë një qendër e turizmit jo vetëm në juglindje por në gjithë Shqipërinë.” Ky ka qënë premitmi që drejtuesi politik i qarkut të Korçës ka dhënë në takimin e zhvilluar në bashkinë e Pustecit. Peleshi foli për projekte madhore dhe një investim prej 10 milion Eurosh, pas atij të ujit të pijshëm që tashmë ka nisur zbatimin. Projekt i cili do ta bëjë Prespën një vend turistik të krahasueshëm me Dardhën, Voskopojën dhe Korçën.
“Ujësjellësi për të gjitha fshatrat e bashkisë Pustec ka filluar punën. Sot vizituam punimet që po ecin me shpejtësi dhe shpresojmë të mbarojë brenda afatit. Fondi është shumë i madh, rreth 4 milion euro. Pra është i garantuar, është i prokuruar, ka një kompani, ka një kontratë dhe puna ka filluar. Ne do e kemi të zgjidhur, nuk do të flasim më për ujë të pijshëm që ka qënë gangrenë për kaq vite këtu në Prespë. Ne i morëm nga “a”-ja, i vumë të gjitha në vijë dhe sot jemi në një moment kur kërkojmë votën për të vazhduar punën dhe për ta ngritur në një nivel tjetër. Investimi prej 10 milion Eurosh që ne kemi gati në Pustec, do ta bëjë këtë zonë, një zonë të përshtatshme për turizmin. Jam i sigurt që tani do të fillojmë të prekim këtu atë ndryshim që ndodhi në Korçë, që ndodhi në Dardhë, Voskopojë apo në Boboshticë. Kur të flasim në zgjedhjet e tjera do të themi që Prespa në 2025 nuk ka lidhje me Prespën e vitit 2021, siç nuk ka lidhje Korça e 2021 me Korçën e 2007 apo 2011 dhe 2013 kur Partia Socialiste erdhi në pushtet dhe e kaloi zhvillimin në një stad tjetër. U bënë projekte shumë të mëdha. Korça nuk ka qënë turistike por sot është qyteti më turistik në Shqipëri.” -përfundoi fjalën e tij kandidati për deputet Niko Peleshi.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit