36 vjeçari Elis Rroshkoli është vrarë me armë zjarri në lagjen “Ahmet Haxhia” në Shkodër
Mësohet se viktima ka qenë në një lokal me një mikun e tij në afërsi të zonës Zdrale ku autori është afruar në këmbë duke e qëlluar me 18 plumba çka i ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme
Pas atentatit të ndodhur rreth orës 12 e 30 agresori është larguar menjëherë nga vendi I ngjarjes me një makinë që e priste pak më tej
Pas njoftimit policia ka ngritur postblloqe dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarët që ishin prezent në momentin që u qëllua me armë.
Nga kontrolli në lokal bëhet e ditur se u gjet edhe një pistoletë që ishte me fishek në fole gati për të qëlluar.
Dyshimet janë se ajo i përkiste viktimës çka tregon se ai i ruhej një atentati të mundshëm por se nuk ka mundur të reagojë në sulmin që iu bë
Hetimet kanë nisur tashmë edhe mbi të shkuarën e viktimës që dyshohet se është përfshirë në një plagosje me thikë në Rumani një vit më parë.
Një tjetër precedent është dhe ndalimi i tij 11 vite më parë në belgjik në akuzën e grabitjes.
Po ashtu dyshimet janë se 3-vjeçari ishte përfshirë në një tjetër plagosje me thikë pak vite më parë. Ndërsa edhe babai I tij është vrarë me armë zjarri në vitin 1997.
@NewsIn.Al