KreuAktualitetiArrestohen në Bolonjë dy shqiptarë për trafik narkotikësh

Arrestohen në Bolonjë dy shqiptarë për trafik narkotikësh

Arrestohen në Bolonjë dy shqiptarë për trafik narkotikësh

Dy shqiptarë, të moshave 39 dhe 43 vjeç, janë arrestuar nga karabinierët e Bolonjës në Itali, si pjesë e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytet. Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua në fillim të kësaj jave.

Autoritetet italiane fillimisht vunë re lëvizjet e dyshimta të 39-vjeçarit, i cili hyri në një banesë, ndërsa shoku i tij, që po dilte nga banesa, la derën hapur dhe po kryente mbikëqyrjen e zonës.

Gjatë ndërhyrjes së policisë dhe kontrollit të ambienteve, u gjetën 23 gramë kokainë, 720 euro cash, si dhe material i përdorur për paketimin e drogës. Të dy shqiptarët u arrestuan dhe pritet të përballen me akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit