Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeAktualiteti4 orë bisedime me ministrat dhe drejtuesit, zbardhen porositë e Ramës: Pritet...

4 orë bisedime me ministrat dhe drejtuesit, zbardhen porositë e Ramës: Pritet të dalin…

Ka përfunduar pas më shumë se katër orësh mbledhja e zhvilluar ditën e sotme te Vila e Kuqe në Sauk mes socialistëve, ndërsa janë zbuluar porositë e dhëna ditën e sotme nga kryeministri Rama për ministrat dhe drejtuesit politikë.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është prezantuar nga secili drejtues politik një kalendar për “Orën e Pranisë Besnike”, në sajë të të cilit priten të zhvillohen takime në terren me qytetarët.

Një pjesë e këtyre takimeve mësohet se do të nisin këtë fundjavë, ku në terren pritet të dalin deputetët dhe zëvendësministrat të cilët do të takohen me qytetarët, për të diskutuar shqetësimet e këtyre të fundit.

Konkretisht bëhet me dije se kreu i qeverisë u ka kërkuar zyrtarëve të tij më shumë: koordinim, përgjigje dhe zgjidhje.

Zëvendësministrat kanë qenë të parët që u larguan nga mbledhja ku bëhet me dije se qëndruan vetëm 15 minuta. Ndër porositë kryesore të Ramës raportohet se është kërkuar që një zv.ministër nga çdo ministri të jetë përgjegjës për orën e “Pranisë Besnike”, që të jenë në terren më afër qytetarëve.

Takimi i zhvilluar ditën e sotme në Vilën e Kuqe i paraprin mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që pritet të mbahet nesër në orën 10:00 të mëngjesit te Pallati i Brigadave, gjatë të cilit mundet që të ketë ndryshime në qeverinë Rama.

Sakaq, siç raportuam dhe më parë, në mbledhjen e sotme ka dhënë dorëheqjen e saj ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, e cila përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjet pas vendimit për t’u larguar nga qeveria Rama shprehur falenderimet e saj për kryeministri. Ndërsa bëri me dije se vendimi i saj vjen si pasojë e disa angazhimeve ndërkombëtare.

Nga ana tjetër dhe kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e Evis Salës, nga posti si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilën gjithashtu e falenderoi për kontributin në qeverinë e tij.

“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar”, shkruan ai.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments