HomeAktualitetiErion Veliaj “i vë fshesën” një për një të gjithëve/ Kryebashkiaku shkarkon...

Erion Veliaj “i vë fshesën” një për një të gjithëve/ Kryebashkiaku shkarkon edhe…

Prej ditësh kryebashkiaku i arrestuar, Erion Veliaj, është duke lëshuar nga qelia një sërë urdhrash të prerë të cilat kanë “tronditur” bashkinë më të madhe në vend.

Pas shkarkimit të kryetares së komanduar, Anuela Ristanit, rikthimin e besnikut të tij, Alban Dokushi, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një tjetër vendim është marrë nga kryetari Veliaj.

Ai ka vendosur që të shkarkojë nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj. Sulaj u emërua si nënkryetar në korrik të vitit të kaluar. Ai është një emër i “freskët” te PS pasi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ai kandidoi për deputet nën siglën e socialistëve.

Më herët ka qenë pjesë e Partisë Republikane të Fatmir Mediut, teksa më vonë u reshtua në radhët e Lulzim Bashës ku dhe mbajti detyrën e kryetarit të FRPD-së. Burime për mediat bëjnë me dije se nga tani dhe tutje, ai do të mbikëqyrë në Bashkinë e Tiranës sektorin për territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments