40 vjet më parë, më 6 Qershor 1981, u shfaq në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, premiera e operas shqipatre “Toka jonë” me muzikë nga Pjetër Gaci dhe libret të Kol Jakovës dhe Ndrek Lucës, bazuar në dramën me të njëjtin titull të shkrimtarit Kol Jakova. Regjisor ishte: Ndrek Luca. Piktor: Bashkim Ahmeti. Dirigjent orkestre: Ermir Krantja. Dirigjente kori: Rozmari Jorganxhi dhe Koreograf: Agron Aliaj.
Opera “Toka jonë” i pozicionon ngjarjet në një fshat në veri të Shqipërisë, ku reforma agrare i kthen tokën Lokes dhe familjes së saj, të cilën ia kishte përvetësuar me intriga Tuç Maku, një pronar i madh tokash në atë zonë. Atëherë fiillon konflikti midis dy familjeve. Tuç Maku hakmerret duke vrarë Murrashin, djalin e Lokes, i cili ishte një nga aplikuesit e reformës agrare. Mbas kësaj tragjedie Lokja kthehet te fëmijët e saj, Leka dhe Filja.
Personazhet dhe interpretët:
Lokja: Shqipe Mingomataj, Edith Mihali
Leka: Gaqo Çako, Hysen Koçia, Gjergji Sulioti
Murrashi: Ramiz Kovaçi, Burhan Spahiu, Luan Sula
Filja: Myzejen Mullaj, Shqipe Zani, Emine Gjata; Mara: Xhovana Doko, Rajmonda Dabulla, Valentina Qato
Meti: Agim Quku, Petrika Rëmbeci, Kaman Aliko
Tuçi: Lefter Besho, Pëllumb Katroshi
Vata: Ibrahim Tukiçi, Vangjo Kosta, Janaq Mici Fshatar i parë: Agim Quku, Petrika Rëmbeci, Kaman Aliko.

