Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNënpunësja e Bashkisë Maliq kërkon shkrirjen e Korçës dhe bashkimin me Maliqin!

Nënpunësja e Bashkisë Maliq kërkon shkrirjen e Korçës dhe bashkimin me Maliqin!

Nënpunësja e Bashkisë Maliq kërkon shkrirjen e Korçës dhe bashkimin me Maliqin!

Një punonjëse e administratës në Bashkinë Maliq është bërë pjesë e diskutimeve në dëgjesën për Reformën Administrative-Territoriale të zhvilluar në Korçë, pasi deklarata e saj shkaktoi të qeshura te të pranishmit.

Në fjalën e saj, ajo tha se Bashkia Maliq nuk duhet të shkrihet, por përkundrazi duhet të vazhdojë të ekzistojë, madje sipas saj duhet të mbetet e vetmja, ndërsa Bashkia Korçë të shkrihet.

“Ushtroj profesionin në Bashkinë Maliq si specialiste e Inspektoratit Tatimor. Bashkia Maliq nuk duhet të shkrihet. Bashkia Maliq duhet të qëndrojë Bashki, por edhe jo vetëm si bashki, por Korça të shkrihet dhe të jetë Bashkia Maliq (dëgjohen të qeshura në sallë). Kam ato timet, pastaj qeshni dhe zgërdhihuni ju këtu.

Më prisni të mbaroj, pastaj mund të qeshni dhe të bëni anti-replikë. Kur unë si një punonjëse administrate vij tek posta këtu në postë në Korçë, nuk na shërbehet sepse vijmë nga zona e Maliqit, unë jam banore e Korçës, por vetëm punë e kam në Maliq”, deklaroi qytetarja.

Reagimi në sallë erdhi menjëherë pas këtij qëndrimi, teksa pjesëmarrës të tjerë në dëgjesë shpërthyen në të qeshura gjatë fjalimit të saj.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments