Emigranti i parë shqiptar në SHBA është Atë Nikolla Kristofori nga Qyteza e Kolonjës
Naum Prifti sjell në kujtime histori e Kolë Kristoforit nga një qytezë në Kolonjë, i cili u i pari shqiptar që shkeli në Amerikë.
Emigranti i parë shqiptar që shkeli në Amerikë është Kolë Kristofori nga Katundi, një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Naum Prifti shkrimtar, para kohësh sekretar i shoqatës Vatra në SHBA, një shoqëri shumë aktive për çështjen shqiptare në kujtimet e tij shkruan dhe për Kolë Kristoforin. Sipas tij për herë të parë për emigrantin e parë shqiptar në SHBA mësojmë nga monografia apo libri i Kostandin Demos apo Nini Demos sikurse njihej nga shqiptarët e kohës së tij që jeton në Boston Mass ose në qytetet afër tij.” Konstandin emoja pati idenë e mirë të botonte një libër modest, më sakt një libër apo libër me titullin Shqiptarët në Amerikë, apo imigrantët shqiptarë në Amerikë. Ai vëren se i pari emigrant shqiptar që erdhi në Amerikë qe Kolë Kristofori nga Katundi një fshat i vogël pranë fshatit Qytezë të Kolonjës. Kjo fshatra shqiptare shtrihen në veri të Qafëzezit dhe njihen me emrin e përbashkët “fshatrat e Vakëfit” sepse dikur ato qenë prona të Kishës”, thotë Prifti.
Kolë Kristofori erdhi në Amerikë në 1884 dhe pasi punoi aty dhjetë vjet u kthye në me qesen para dhe i veshur me rroba të ngushta alla frënga dhe jo me shallvare, as me kaftan dhe dolloma sikurse kishin në vitin fshatarët e asaj ane, por me veshje evropiane. “Nuk duket mundësia që edhe para tij të kenë ardhur shqiptarë të tjerë, sikurse përmendet ardhja e një prifti katolik nga veriu, por ai erdhi me mision fetar nga dioqeza e tij për të çuar në atë moment që nuk mund të ketë ndryshime të ndryshme ekonomike në qytetet e ndryshme që kanë ardhur nga shqiptarët. Kristofori Pas disa vitesh Kola u dorëzua prift dhe punoi si Meshtar orthodoks në disa qytete ku kishte emigrantë shqiptarë”, thotë Naum Prifti.
“Libri apo monografia e Demos ka interes të veçantë për historikun e emigracionit shqiptar në Amerikë, ndaj Peter Prifti e përktheu anglisht që të kishte një përhapje më të gjerë edhe te brezi i ri i shqiptarëve”, thotë Prifti. Ai tregon sesi autori i librit iu lut Fan Nolit ti shkruante parathënien. Peter Prifti një tjetër personazh i munduar i diasporës shkruan në kujtimet e tij se nuk besonte se Fan Noli do ti bënte parathënien një vepre të rëndomtë apo modeste , por për çudinë e tij Fan Noli pranoi me kënaqësinë e zotit Kostandin Demo dhe midis të tjerash shkroi se ajo ishte një broshurë shqiptar nga meriton.
“Rrëfimi i autorit Konstandin Demo shquhet për të vërtetën dhe vëmendjen. Ai sjell mbresat e tij jo si historian, si letrar, por thjesht si emigrant i komunitetit shqiptar në Amerikë”, thotë Prifti.
@NewsIn.Al

