HomeAktualitetiKur përdhoset busti i Aleksandër Moisiut, përdhoset historia dhe dinjiteti ynë kombëtar!

Kur përdhoset busti i Aleksandër Moisiut, përdhoset historia dhe dinjiteti ynë kombëtar!

Kur përdhoset busti i Aleksandër Moisiut, përdhoset historia dhe dinjiteti ynë kombëtar!

Si ka mundësi të ndodhë kjo?! 

Është e turpshme dhe e papranueshme që busti i një prej figurave më të mëdha të kulturës shqiptare dhe europiane të përdhoset në hyrje të Universitetit të Durrësit. Aleksandër Moisiu ishte një emër që e bëri artin shqiptar të njihej përtej kufijve, një figurë që meriton respekt, nderim dhe mirënjohje.

Universiteti duhet të jetë tempulli i dijes, kulturës dhe qytetarisë, jo një vend ku simbolet e trashëgimisë sonë fyhen dhe poshtërohen.

Një komb që nuk respekton figurat e veta të mëdha, rrezikon të humbasë lidhjen me historinë dhe identitetin e tij.

Kërkohet përgjegjësi për këtë akt dhe respekt për trashëgiminë tonë kulturore. Liria nuk është liri për të përdhosur gjithçka që përfaqëson historinë dhe dinjitetin e një kombi.

Respekt për Aleksandër Moisiun. Respekt për kulturën. Respekt për kombin shqiptar!

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments