HomeAktualitetiU qëllua në sy nga plumb gome…Reagon Qeveria për shërimin e tij!

U qëllua në sy nga plumb gome…Reagon Qeveria për shërimin e tij!

Erion Vishkulli, djali që në protestën e djeshme u plagos në sy nga një plumb gome ka kaluar përgjithë natën në spital nën kujdesin e mjekëve dhe ndërhyrjes për të shpëtuar syrin.

Një ekip i zgjeruar mjekësh ka qenë gjithë natën nën kontrollin e situatës në spitalin e traumës në Tiranë dhe vetë ministrja e shëndetësisë Klodiana Spahiu ka qenë në spital për të ndjekur nga afër gjendjen e tij.

Grupi i mjekëve do të ketë një konsultë të zgjeruar ditën e sotme për situatën e Erionit, ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë po sheh mundësinë që në varësi të fjalës së mjekëve ta transportojë Erionin në një spital të specializuar në Turqi ose Itali, ku që prej ditës së djeshme kanë filluar komunikimet me dy spitale për të parë se kush është institucioni që merr përsipër raste të tilla të vështira.

Erion Vishkulli, një prej djemve të tifogrupit kuqezi në mbështetje të kombëtares shqiptare u plagos dje gjatë protestës së pasdites, duke shënuar rastin më të rëndë të plagosjeve gjatë gjithë ditëve të protestës. Sot do të vendoset për fatin e tij, nëse do të vazhdojë trajtimin këtu apo do të duhet të largohet jashtë Shqipërisë.
Një veprim i shumëpritur ky nga Qeveria Shqiptare!


@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments