HomeAktualitetiU qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka...

U qëllua me plumb gome në sy/ Presidenti i FSHF, Armand Duka merr vendimin për 28-vjeçarin

Erjon Vishkulli ishte një prej pjesëmarrësve në protestën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit Rama që u plagos rëndë teksa u godit në sy nga plumbat e gomës së policisë.

28 vjeçari është pjesë e grupimit ‘Tifozët Kuqezi’ në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe një ditë më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ndaj asaj që ndodhi dhe mori vendimin për të dhënë ndihmën e saj për trajtimin e tij, një vendim që e konfirmon vetë presidenti Armand Duka përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Më ka prekur thellë plagosja e rëndë e Erjon Vishkullit. Po kështu, tifozët kuq e zi dhe mbështetësit e përkushtuar të kombëtares sonë. Në këtë moment të vështirë, i shpreh Erjonit dhe familjes së tij afërsinë dhe solidaritetin tim. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të ofrojë ndihmë konkrete për trajtimin dhe rikuperimin e tij, në koordinim me familjen. Erjoni ka qenë pranë kombëtares me zemër e pasion. Sot, familja kuqezi është pranë tij.Nga zemra, shërim sa më të shpejtë, Erjon! Armand Duka“, -shkruante presidentit i FSHF.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments