KreuAktualiteti6 herë është kapur me kokainë...Kompania “Alba Exotic Fruit” do mbetet nën...

6 herë është kapur me kokainë…Kompania “Alba Exotic Fruit” do mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin

Kur një kuti me KOKA kushton më shumë se gjithë kontejneri me banane…

Kompania e bananeve “Alba Exotic Fruit” do të mbetet nën sekuestro. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Lartë, duke mospranuar kërkesën në rekurs.

“Mospranimin e rekursit të Shoqërisë “ Alba Exotic Fruit” sh.p.k, kundër vendimit nr. 20, datë 01.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin publik të Gjykatës së Lartë.

Pronari i kompanisë “Alba Exotic Fruit”, Eduart Dauti ndodhet në burg që prej datës 6 Prill. Në kontejnerët me banane të kësaj kompanie janë gjetur 6 herë kokainë me një sasi rreth 180 kg.

Dy javë më parë Gjykata e Posaçme i dha tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë “Alba Exotic Fruit” që sollën banane në Shqipëri. Afati është përcaktuar deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK thotë se po pret letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori.
Të presim vendimin përfundimtar…
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit