KreuOpinion8 dhjetori i harruar i 33 viteve më parë.A nuk u kthye...

8 dhjetori i harruar i 33 viteve më parë.A nuk u kthye dhe kjo ditë si 8 marsi, 1 maji etj./Ilir Jano

 8 dhjetori i harruar i 33 viteve më parë.A nuk u kthye dhe kjo ditë si 8 marsi, 1 maji etj…

Është e dhimbshme, por e vërtetë. Dita e sotme si çdo ditë tjetër, i vetmi ndryshim është se e kanë shpallur ditë pushimi…ditë argëtimi, mbushur me tallava, kërcime dhe mburrje nëpër ekrane.
Çfarë simbolizon kjo ditë? Ku është rinia e 33 viteve para? Po partia që u themelua nga kjo lëvizje studentore?
Ku janë studentët, pedagogët…ore populli ku është? Edhe në “terezi” sikur ta kishin, një protestë për “hir” të atyre ditëve duhet ta kishin mbajtur!
Ditë pushimi në nderim të protestës shpirtërore, përkujtuar me muzikë lokalesh dhe mburrje politikanësh!

E dini pse nuk përsëritet më 8 dhjetori 1990, bashkë me revoltat e asaj kohe?

Sepse atë “uragan” nuk e organizonte asnjë parti, nuk kishte të parë, të dytë, apo të tretë…kishte studentë dhe pedagogë të thirur me emra fakultetesh!
Sot janë partitë…pa “bilibilin” e tyre nuk fillon loja…sepse çdo gjë në këtë vend është kthyer në një lojë të neveritshme “Ngrihu prift, të ulet hoxha” dhe anasjelltas.
Ashtu si u krijuan…si “e mëkën” 8 dhjetorin dhe çdo ngjarje që të mbushte me shpresë në ato vite!
Le të kujtojmë ato ditë plot zjarr, plot revoltë, plot ëndrra dhe plot besim…ti kujtojmë se vetëm ajo na ka mbetur!
Asgjë tjetër…asgjë veç grushtit të ngritur mbi ballë, që pret udhëheqësin e partisë së tij, për ti uruar plot dashuri “Març nga ditët tona”…ditët themi ne, por ata nuk ngopen me vitet!
Ilir Jano – Korçë, 8 dhjetor 2023

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit