KreuAktualitetiIsh polici Gëzim Çela, i njohur si “baroni i Fushë Kuqes”, arrestohet...

Ish polici Gëzim Çela, i njohur si “baroni i Fushë Kuqes”, arrestohet në Kosovë

Ish polici Gëzim Çela, i njohur si “baroni i Fushë Kuqes”, arrestohet në Kosovë

Arrestohet në Kosove Gëzim Çela. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Cela njihet si baroni i Fushë Kuqes.

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.

Në vitin 2015,  Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit