Kompanitë e vogla dominojnë 99.8% të tregut në Shqipëri, punësojnë 82% të fuqisë punëtore.
99.8% e bizneseve të hapura në Shqipëri janë sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Shifra vjen nga INSTAT dhe pasqyron vitin 2022, në një organizim tregu që ka mbetur i tillë prej vitesh, duke bërë që kompanitë e mëdha të kenë 0.2% të ekspozimit.
Sipas analizës , 82% e të punësuarve i përkasin ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nga 81,6% që ishte ky tregues në të gjithë vitin 2021. Shitjet po rriten gjithashtu. Rreth 80% e tyre kryhen nga NVM-të, nga 79% e realizuar në vitin 2021.
Nga ana tjetër, investimet paraqiten me rënie krahasuar me vitin paraprak, pra 2021. Rreth 75.5% e investimeve janë bërë nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga 76.4% në vitin 2021.
Të dhënat tregojnë se përqindja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njëjtë me vendet e Bashkimit Evropian, por ndryshe nga Evropa, përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vend është 82%, ndërsa në Evropë është 64.4%. – Bizneset e vogla dominojnë 99.8% të tregut në Shqipëri, punësojnë 82% të njerëzve.
Rrjeti Shqiptar i Bizneseve Greqi
@NewsIn.Al

