Saturday, June 27, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPas shpalljes së kabinetit të ri, Rama do takohet me grupin e...

Pas shpalljes së kabinetit të ri, Rama do takohet me grupin e ri parlamentar të PS

Pas shpalljes së kabinetit të ri, Rama do takohet me grupin e ri parlamentar të PS

Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të mbahet nesër në orën 09:45 në Pallatin e Kongreseve dhe ku pritet të shpallet kabineti i ri qeveritar, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim edhe me grupin e ri parlamentar socialist.

Mbledhja me deputetët e zgjedhur nga 11 maji do të zhvillohet gjithashtu në Pallatin e Kongreseve. Grupi i ri parlamentar nuk do të mblidhet në kryesinë e Kuvendit, pasi ligjvënësit e ardhshëm nuk janë betuar ende, proces i cili pritet të ndodhë të premten.

Takimi është parashikuar të mbahet rreth orës 13:00, duke shënuar takimin e parë të kryeministrit Rama me 83 deputetët socialistë të zgjedhur në parlamentin e 11 majit./K.C/dritare.net

 

@Newsin.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments