Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeAktualitetiE dënuat Skënderbeun dhe nuk thatë një fjalë…Rrofsh o Seferin që erdhe...

E dënuat Skënderbeun dhe nuk thatë një fjalë…Rrofsh o Seferin që erdhe në Tiranë!

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.

Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Ligës së Kampionëve për vitin 2027. Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Ligës së Kampioneve për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg.

Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek.

Dhe veç këtyre u morën dhe shumë vendime të tjera për fiutbollin europian që mban Skënderbeun e dëbuar nga Seferin jashtë Europe!

Mirë se erdhe Seferin! Me përulje të pritëm se ke bërë shumë për futbollin shqiptar!

Pa fakte dënove një qytet, një ekip dhe nuk more asnjë masë për ndonjë futbollist, tranier apo drejtues të Skënderbeut!

Të gjithë vazhduan të loznin në Europë pas dënimit…

Vetëm Korça dhe tifozët e saj të shkëkqyer u dënuan!

Na rrofsh Seferin që na nderove!
Korça vetëm respekt ju ka afruar dhe nuk e meritonte dënimin që i faturuat!

Urojmë të kesh ngelur i kënaqur nga vendi ynë!

Ilir Jano – Korçë 2025

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments