Friday, May 1, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKush “e meriton” apo kush ka shanse reale për të sfiduar Sali...

Kush “e meriton” apo kush ka shanse reale për të sfiduar Sali Berishën në garën për kryetar të P.D?!/Ilir Jano

Kush “e meriton” apo kush ka shanse reale për të sfiduar Sali Berishën në garën për kryetar të P.D?!

Veç Berishës, kush mund të jetë lideri i ri i PD-së?

Kush nga tre kandidatët e “mohuar” plotëson kriteret për të qënë vërtet lider i besueshëm për demokratët dhe shoqërinë civile?

Kush ka mbështetje në degët e partisë?
Kush ka eksperiencë elektorale?
Kush ka influencë, rrjet politik dhe ndikim të brendshëm?

Në këtë prizëm:

Ervin Salianji është i vetmi nga kjo listë që plotëson realisht disa kritere klasike për lidership partie…Por i rëndon shumë luhatja politike dhe pozicionimi i lëkundur, Berisha- Basha-Berisha dhe tani dalja kundër pasi u përjashtua nga partia.

Evi Kokalari, ka profil kritik dhe ndikim në opinion, ka meritë si ish bashkë- lidere me Berishin në Rithemelimin e PD, por i mungon përkrahja nga strukturat e brendshme në Shqipëri

Alesia Balliu, është profil intelektual, publik, por aktualisht jashtë loje në kuptimin e garës reale për drejtim partie!

Lind pyetja “nga kush trembet Sali Berisha”, që nuk i lejoi të tre kandidatët të merrnin pjesë në garë?

“Nuk trembet” është formulimi më realist në politikë. Ata edhe të tre të jenë bashkë në koalicion, nuk mundet ti afroheshin…
Liderë si Berisha shqetësohen vetëm nga,
figura me bazë reale në parti, figura që mund të marrin vota brenda strukturave!

Nga tre emrat vetëm një figurë me strukturë të brendshme (si Salianji) mund të konsiderohet sfidë potenciale, të tjerët janë më shumë zëra publikë sesa rivalë organizativë!

Mendoj se problemi i PD nuk është “kush nga këta të tre”…por mungesa e një figure me profil të lartë politik dhe shoqërore, që bashkon strukturat, publikun dhe fiton besimin në ndërkombëtarët…

Ilir Jano – Korçë

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments