Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiKorça shkëlqen dhe renditet e para në vlerësimin e eventeve me impakt...

Korça shkëlqen dhe renditet e para në vlerësimin e eventeve me impakt në turizmin shqiptar! ❤️

Korça shkëlqen dhe renditet e para në vlerësimin e eventeve me impakt në turizmin shqiptar! ❤️

3 çmime të mëdha të akorduara nga Agjencia Kombëtare e Turizmit për tre evente që janë kthyer në krenari dhe identitet për Korçën:

🥇 “Eventi më i madh në Shqipëri” – Festa e Birrës
🥇 “Eventi artistik më i mirë në Shqipëri” – KokoFest
🥇 “Eventi më i mirë i artit digjital në Shqipëri” – “Rilindja Italiane” në GAD

Korça krijoi e para modelin e turizmit të eventeve në Shqipëri, një model që sot është përqafuar nga shumë qytete të vendit. Me vizion, kulturë dhe jetë artistike, Korça vazhdon të mbetet pika e referimit për eventet më të mëdha dhe më të suksesshme në vend.

Në 20-vjetorin e saj, Festa e Birrës vazhdon të mbetet eventi më i madh dhe më i dashur në Shqipëri, duke marrë për herë të dytë një vlerësim kombëtar, pas çmimit “Produkti më i mirë turistik” në vitin 2010.

KokoFest vazhdon të shkëlqejë si një nga festivalet më të rëndësishme artistike mbarëkombëtare, ndërsa GAD – Galeria e parë dhe e vetme e Arteve Digjitale në Shqipëri, po e kthen Korçën në një pikë takimi moderne mes artit dhe teknologjisë, duke tërhequr çdo vit qindra vizitorë.

Korça gjithmonë e para. ❤️🙏

#BashkiaKorce
#QendraeArtitdheKultures
#TeatriAndonZakoCajupi
#GaleriaeArteveDigjitale
#KorcaBeerFest
#KorcaTourism
#KorçaTheHeartland ❤️

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments