Papërgjegjësi e plotë nga ana biznesmenëve që investojnë për ndërtimin e hidrocentraleve fitimprurës dhe asnjë investim për infrastukturën e fshatrave ku ata marrin firmat për lejën e ndërtimit!
Me të drejtë ankohen banorët e fshatit “ të harruar” Blush… Nuk mjafton që qendra e fshatit është zaptuar dhe kthyer në stallë bagëtish, por edhe indiferentizmi për ndërtimin e rrugës së premtuar duket “i ligjëruar!”




Ja postimi në faqen e Fshatit Blush në fb:
“Dy hidrocentrale ne kufi midis Blushit dhe Luarasit ,vazhdojne punimet jane ne ndertim e siper.
Ju bizesmenet e Kukesit para se te mernit firmat nga banoret e Blushit,u be nje marveshje se do beni dhe rrugen e fshatit Blush ,prandaj u veme ne dijeni te mbani premtimin.
Lumin e hodhet ,firmat i moret por kali ka mbetur nuk ka ngordhur,prandaj mbani premtimin qe te mos kemi probleme.Flm per mirekuptimin.“

Dy hidrocentrale ndërtohen në kufi midis Blushit dhe Luarasit…asnjë investim për rrugën e fshatit…
Si ka mundësi që këta biznesmenë marrin firmat e fshatarëve dhe nuk bëjnë asnjë veprim në dobi të tyre?!
Blushi dhe Luarasi janë dy fshatra me histori dhe askush nuk mundet të tallet me besimin e tyre!




@NewsIn.Al
