Friday, July 3, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPolicia e Shtetit bën ndryshime në drejtim, emërohen shefat e rinj në...

Policia e Shtetit bën ndryshime në drejtim, emërohen shefat e rinj në disa komisariate, Alfred Çepe merr drejtimin në Akademinë e Sigurisë

Policia e Shtetit ka bërë një sërë emërimesh të reja në strukturat drejtuese, duke sjellë ndryshime në disa komisariate në vend dhe në Akademinë e Sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, në disa komisariate të policisë janë caktuar drejtues të rinj:

  • Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë
  • Agim Troci është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër
  • Pavlin Zhivani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Pukë
  • Ledian Kerka është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës
  • Vilson Sterkaj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik
  • Oltion Gjoni është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Devoll
  • Vendim Imeraj është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë
  • Medin Hasani është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Përmet

Ndryshimet vijnë si pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments