Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga deyra dhe është kallzuar penalisht, pasi një kontroll i ushtruar në institucion zbuloi mungesën e rreth 3 milionë eurove në llogaritë e filialit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Posta Shqiptare përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se gjatë kontrolleve janë konstatuar parregullsi dhe shkelje në administrimin e fondeve që lidhen me shërbimet e pagesave. Po ashtu Posta Shqiptare thekson se ka marrë masat e menjëhershme administrative ndaj punonjësve përgjegjës, si dhe e ka referuar rastin në prokurori, duke depozituar kallëzim penal.
Pas zbulimit të këtij skandali mësohet se, ka dhënë dorëheqjen edhe drejtuesja e financës në filialin e Postës në Durrës, Valbona Hoti Duni.
Kujtojmë se Elisabeta Mataj u emërua në krye të filialit të Postës në Durrës në tetor të vitit 2025, pasi zëvendësoi Etleva Budinin, e cila u zgjodh deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit.
@NewsIn.Al
