SPAK ka paraqitur kërkesat për dënim për Pirro Xhixhon, Fatime Kryemadhin dhe Ema Çokun, të pandehur në dosjen që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.
Për Pirro Xhixhon, i akuzuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 3 vite burg.
Sipas SPAK, duke marrë parasysh moshën e Xhixhos dhe faktin se ai nuk ka përfituar nga vepra penale, dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove.
Për Fatime Kryemadhin, e akuzuar për pastrim parash të kryer në bashkëpunim, SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg. Edhe për Kryemadhin është kërkuar që dënimi të konvertohet në 5 vite shërbim prove, duke u bazuar në rrethanat dhe moshën e saj.
Për Ema Çokun, e dyshuar për pastrim parash në bashkëpunim, SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg. Nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi reduktohet në 4 vite e 8 muaj burg. Gjithashtu është kërkuar pezullimi i dënimit me burg dhe vendosja e saj në shërbim prove për një periudhë 5-vjeçare.
SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e vilës në pronësi të Fatime Kryemadhit, duke argumentuar se, edhe pse ajo justifikohet me burime të ligjshme, pasuria është ekuivalente me shumën që dyshohet se është pastruar.
@NewsIn.Al
