Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeAktualiteti_Ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e komisariateve që lëvizin

_Ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e komisariateve që lëvizin

_Ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e komisariateve që lëvizin

Kjo e martë ka nisur me lëvizje shefash në disa komisariate. Në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn. Ky i fundit do të marrë detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka. Ndërkohë në Mirditë është vendosur Paulin Çupi. Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme. Sakaq Dritan Meta emërohet shef i komisariatit në Laç.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments