Burri ekzekutohet në sy të familjes, pasi shiti mbesën për 6000 euro dhe u pendua
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 45-vjeçar me kombësi Turke, është ekzekutuar me armë brenda shtëpisë së tij, në sy të familjarëve.
Ngjarja ka ndodhur në Ksanthi, teksa viktima ndodhej në shtëpi me pjesëtarët e familjes. Autori i krimit, 37 vjeç, së bashku me dy djemtë e tij dhe dhëndrin, e ka qëlluar atë me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur.
Shkak është bërë “prishja e kontratës martesore”, pasi 37 vjeçari kishte paguar 6 mijë euro për të marrë nuse për djalin, mbesën e viktimës, vetëm 15 vjeç.
@NewsIn.Al

