Alban Cakalli
A e dini se perse domatja jone nuk futet ne tregjet serbe ne kete sezon kur domatja serbe del ne treg?
Sepse Serbia ka shtet, ajo e mbron me subvencionim prodhimin e saj ne momentin qe prodhimet e saja konkurohen nga prodhimet e vendeve fqinje. Psh: Nqse domatja jone shitet me çmim 1 euro ne serbi, shteti serb ben politika te tilla me taksa ndaj domates tone dhe me subvencionime ndaj domates se saj qe te shitet me 95 cent. Ndersa kur qumeshti serb futet me çmime me te lira ne shqiperi, ne nuk na mbron shteti me subvencione ose me takse ndaj qumeshtit serb qe te kemi çmime te barabarta, ose qe qumeshti yne te dale me lire sesa ai serb. Ne jemi te humbur dhe kur eksportojme dhe kur importojme. Jemi i vetmi vend ku nuk respektojme marreveshjen e CEFTA-s ne te mire te prodhuesve shqipetar. Ne paguajme taksa te nje fallco shtet, dhe ky fallco shtet mbeshtet prodhuesit e nje shteti tjeter. Subvencionimi eshte qe ti heqesh disa taksa prodhuesve vendor per te qen me konkurues me prodhimet e huaja, ose qe shtresat ne nevoje te qytetareve qe konsumojne produkte jetike ti marrin me çmime te lira. Po te hiqeshin taksat te nafta per fermeret, ne sot do kishim prodhime te lira dhe konkuruese, duke filluar te vaj, mishi, buka, qumeshti, veza, domatja, qershia, shalqini etj.
(Marré nga faqja e gazetares Magdalena Alla)
@NewsIn.Al
