Tuesday, May 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiA ka mundësi që Venezuela të jetë alternativë për të kompensuar naftën...

A ka mundësi që Venezuela të jetë alternativë për të kompensuar naftën e humbur ruse?

Sipas”Techonlinelive.com”, vlen të thuhet se në këtë situatë  nafta në tregun Evropian ka luhatje në rreth 1.8 euro. Rritja e çmimit në vendet e BE ka qenë deri në 0.5 euro.

A e dini se…?
-Ka shtete në botë si Venezuela e cila ua jep falas karburantin qytetarëve dhe e shet në treg për bizneset, për vetëm 0.02 euro për litër. Besojnë ose jo, është e vërtetë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.

Lajmi që citon noa.al bëhet i ditur nga Reuters dhe konfirmon se kompani italiane dhe spanjolle do të tërheqin naftën e Venezuelës për të zbutur valën e rritjes së çmimeve që po vuajnë prej tre muajsh evropianët, përfshirë qytetarët shqiptarë.

Advertisements

SHBA është treguar e zgjuar sepse ka vendosur të lëshojë naftën e Venezuelës për Evropën duke i dhënë koncesion tek borxhi që ky vend i ka SHBA-ve. Kjo do të thotë se Departamenti Amerikan i Thesarit do të marrë naftë në këmbim të miliarda dollarëve borxhe të akumuluara nga Venezuela.

Në këto kushte, ndërsa Evropa nuk ishte në gjendje të zëvendësonte naftën ruse, SHBA po bën që nafta të rrjedhë në Evropë nga Venezuela.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments