KreuAktualitetiPse ndryshojnë arbitrat shqiptarë nga gjykimet e tyre në Shqipëri me ato...

Pse ndryshojnë arbitrat shqiptarë nga gjykimet e tyre në Shqipëri me ato në UEFA?/Ilir Jano

Ky është kampionati shqiptar! 

MUNDET DHE TË MOS SHKRUAJMË PËR ARBITRIMET ABSURDE, POR ËSHTË KRIM TË BËSH PAZARE NË KURRIZ TË DJEMVE QË JAPIN GJITHÇKA NË FUSHËN E LOJËS!

E TURPSHME!

E hidhur, por e vërtetë!

Akuza nga tranierë e futbollistë:”Një rezultat që arbitrat e  kishin vendosur…Bilbila të korruptuar që tallen me djersën e futbollistëve.
Asnjë ekip nuk ka nevojë për “ndihmën” e tyre!

Janë djem të rinj që luajnë me shpirt. Mos i dënoni me makutërinë dhe paaftësinë tuaj për të drejtuar një ndeshje futbolli.

Gjykimet tuaja janë ato që pasqyrojnë paraqitjen e ekipeve tona në sfidat europiane.

Përse arbitrimet e gjyqtarëve  shqiptare në Europë ndryshojnë nga ato në Kampionatin Shqiptar?!

të njëjtit, por me dy stadarte!

Ja reagimi i djeshëm i Dinamo:

Reagim!
Klubi FC Dinamo City dënon gjykimin e ndeshjes së sotme, me kryesor Juxhin Xhajën. Pamjet ku skuadra jonë dëmtohet janë shumë të qarta.

Rasti më flagrant është ndërhyrja horror ndaj lojtarit tonë Ismaili në fundin e pjesës së parë. Xhaja me stemën e FIFA-s dhe çuditërisht edhe VAR-i mbyllin sytë…

Ndjejmë detyrimin të reagojmë publikisht, duke qenë se gabimet flagrante të gjykimit kundër klubit tonë, janë të përsëritura.

Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje. Për t’u përmendur është dhe rasti i golit të parë të kundërshtarit, ku ka një faull evident ndaj Nanit.
FC Dinamo City kërkon vetëm drejtësi!

Është vetëm një fragment!

Ja dhe një deklaratë tjetër e javës së fundit:

Arjan Bellaj foli pas barazimit 1 me 1 të Vorës me Teutës. Trajneri i Vorës shpërtheu me akuza ndaj gjyqtarit Olsid Ferataj dhe dhomës VAR duke aluduar për favorizim të Teutës, që shënoi në fund me penallti

Screenshot

Fatkeqësisht rastet flagrante të arbitrimeve të dobëta, në shumë ndeshje të Superiores, pa llogaritur Kategoritë e tjera, bëjnë të domosdoshme marrjen e masave nga FSHF e Kolegji i Arbitrave!

Sa më i lartë niveli i arbitrimeve, aq më lart do të jetë rivaliteti dhe cilësia e futbollit tonë kombëtar!

ilir Jano – korçë

 

@Newsin.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit