KreuAktualitetiA.S.PUSHKIN (1799-1837). Shkrimtar rus, themelues i letërsisë moderne ruse dhe një nga...

A.S.PUSHKIN (1799-1837). Shkrimtar rus, themelues i letërsisë moderne ruse dhe një nga poetët më të mëdhenj botërorë.

A.S.PUSHKIN (1799-1837). Shkrimtar rus, themelues i letërsisë moderne ruse dhe një nga poetët më të mëdhenj botërorë.

Pushkini rridhte nga klasa aristokrate, por ai në veprën e tij e “tradhtoi” klasën e vet dhe u bë zëdhënës i shtresave të shtypura, kundër pabarazisë dhe shtypjes cariste. Për këto pikpamje liberale, ky nëpunës i Perandorisë ruse, u ndëshkua duke u dërguar në Kaukaz dhe Krime. Pushkini me lirikat e tij për dashurinë, natyrën dhe lirinë u bë i njohur dhe i dashur brenda dhe jashtë Rusisë.
Ma hiq kurorën lavdikote,
Ma thyej lirën delikate;
Do t’i këndoj lirinë botës,
Do shkul gjithë veset nga pallatet.

Në poezinë “Monumenti” Pushkini ish i vetëdijshëm se monumenti i lavdisë së tij do të ngrihej “Më lart se shtyllë e Aleksandrit, sepse me harp e lirë ndjenja fisnike ngjalla, këndova për liri në shekuj mizorie dhe të rënët përdëlleva !”
Dhe më poshtë jep kurajon :
Nga shpifjet mos u tremb,
Kurorë mos kërko
Dhe mos u merr me budallenjtë !

Veprat kryesore të Pushkinit : I burgosuri i Kaukazit (1820-21), Ciganët (1823-24, përkthyer nga poeti Agim Shehu), romani në vargje : Evgjeni Onjegin (1823-31, përkthyer nga L.Poradeci), ku Tatjana i shpreh e para dashurinë Onjeginit :
Po marr guximin që t’ju shkruaj,
Ç’do deshit më veç shpirtit tim ;
E di që është e drejta juaj,
Të më dënoni me përçmim…
Bija e Kapitenit (1836), drama historike : Boris Godunov (1835), novela : Dama pik (1834), Ditari sekret (1837).

Shkrimtari i madh gjerman J.V.Gēte nē shenjē nderimi dhe respekti pēr krijimtarinē e Pushkinit do t’i dērgonte si dhuratē penēn e tij.

Oborri perandorak thuri intriga ndaj Pushkinit dhe poeti u detyrua tē dilte nē duel, sipas zakonit pēr tē mos u poshtëruar. Armiku i tij, nëpunës i Oborrit, qellon mbi poetin pa u dhënë sinjali nga trupa gjykuese. Pushkini plagoset për vdekje më 28 janar 1837 dhe vdes pas dy ditësh në spital, më 30 janar 1837. Rinia përparimtare do ta vajtonte vdekjen e poetit.

Djaloshi 23 vjeçar, poeti M.Lermontov, pasardhës i denjë i Pushkinit do të shkruante poezinë fshikulluese : Vdekja e Poetit, brenda ditës dhe do të qarkullonte tinëz si fletë volante në rrethet intelektuale në kryeqytetin rus.
U vra poeti, rob i nderit,
Në shpifje e thashetheme u shtri ;
Me etje e hakmarrje prej vreri,
U mposht krenar me plumb ne gji.
………………………………………………
Po ka një gjyq hyjnor, o bandë e korruptuar,
Ju nuk e vrisni dot shpirtin e pavdekshëm te poetit !

Dhe Lermontovi do të pësonte fatin e hidhur të Pushkinit për të njejtat motive duke u vrarë në duel nga shoku i tij i klasës në moshën 27 vjeçare. Diktaturat nuk i duan mendjet e ndritura, po krijimtaria e poetëve do të rrojë sa kujtesa njerëzore.

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit