KreuAktualitetiAdriatik Lapaj mbështet kandidatin Florian Binaj: Shqipëria vlen mbi partinë!

Adriatik Lapaj mbështet kandidatin Florian Binaj: Shqipëria vlen mbi partinë!

Adriatik Lapaj mbështet kandidatin Florian Binaj: Shqipëria vlen mbi partinë!

Partia Shqipëria Bëhet ka deklaruar se në zgjedhjet që do të mbahen në Tiranë më 9 nëntor, do të mbështesë kandidaturën e Florian Binajt.

Në një postim në rrjetet sociale, Adriatik Lapaj shkruan se edhe më parë kishin bërë me dije që për shkak të rrethanave ku mbahen këto zgjedhje, kandidatura për kryebashkiakun e ri të Tiranës duhet të vinte nga nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Postimi i plotë:
Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë.

@NeesIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit