Kohët e fundit kur hyj në shtëpi pas pazarit të mëngjesit mbaj në dorë një lule.Ose e këpus diku,ose e ble.Dhe zgjedh veç atë që feks më shumë,të kuqen.
Ia afroj gruas,e puth lehtë,ndërsa ajo e rehaton në një gotë me ujë te tavolina e ngrënies.Më parë nuk e kisha këtë zakon,madje as kokën nuk ktheja lulishteve.Atëhere pse po më ndodh tani?!
Mos nga që sa më shumë plakemi aq më fort duam gruan?Mbase.
Mos me shtimin e viteve na zbutet zemra?Mbase.
Mos nga frika se mund të bëhemi të pazotë e na duhet ndihma e zonjës?Mbase.
Apo e kemi vështirë të kërkojmë falje për ca gabime,për ca histori gri,për ca rrena të qepura trashë,për ca faje të bukura,për ndonjë flirt a devijim dhe gjejmë lulen si shenjë pendese,ashtu si mëkatari që kërkon faljen të dielave në kishë?
Siç duket mosha na rregullon sjelljen,bën një restart për të fshirë deformimet.E lulja,si ajo qershia mbi tortë.Sjell faljen me aromë harrese…
Sa herë hyj në shtëpi jam “vetë” i dytë.Unë dhe lulja,që ia dhuroj Lulushes sime…AGIM XHAFKA!
@NewsIn.Al
