Wednesday, May 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiAjo rrugicë e lagjes, akoma më rri ndërmend, Dhe fëmijët e vegjël,...

Ajo rrugicë e lagjes, akoma më rri ndërmend, Dhe fëmijët e vegjël, ato netët tona/ Anita Hoxha

Ajo rrugicë
Ajo rrugicë e lagjes, akoma më rri ndërmend,
Dhe fëmijët e vegjël, ato netët tona të kaltra…
Shtëpia ime e vogël, atje thellë, në të largëtin vend.
Mbushur me ëndrra të pafajshme, të bardha..!
E doja shtëpinë time, aq shumë…sa Zoti e di!
Atë, që dërrasat i kërcisnin, kur frynte erë
Mendimet e mia fluturojnë qiejve pa kufi
Sa do doja të kthehem, ta shoh edhe njëherë…!
Më kujtohet gardhi, ku zogjtë cicëronin…
Ato rrobat e andrruara, që thante nëna mbi të,
Sa herë yjeve, duke rëndur, pas i shkonim…
Sa herë zërit të erës, i bashkonim tonin zë !
Nuk kërkoj të njihem botës, si e madhe poete,
As revistat të shkruajnë për mua, si rast i rrallë..!
Kur mbyllë sytë, kthehem pulëbardhë mbi dete…
Për atë shtëpinë prindore, qaj me lotë e mall !
Të gjitha kujtimet rrijnë mbështetur në atë shtëpi…
Si mbështeten gjethet, në cepin e një muri
Do t’i thurë vargje malli, deri në perjetësi..!
Asaj rrugice me baltë e atij oxhaku, ku digjet druri…


Anita Hoxha

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments