Akoma duhet te heshtim?
Dua te shkruaj perseri per shkollen, ku ne mesuam dhe kaluam vitet me te bukura te femijerise. Shkollen qe ndertoi Anastas Lacka, shkollen qe komunistet e emertuan “7 Nendori” dhe demokracia e titulloi “Sevastia”…
Edhe sot kjo shkolle vazhdon te jete ne pararoje ne nivelin arsimor dhe profesional, duke treguar vazhdimesine e vlerave qe trashegon.
Te gjithe e dine qe shkolla dhe gjithe teritori rreth saj jane prone e kishes. Nuk di se si funksionon sot, por kjo ndarje me llamarina, rrugica lidhese me lagjen, e mbyllur me duket sikur ja kane zene frymen, ate ” fryme” qe ne e kishim te shenjte, plot diell e miresi. Pyesim femijet per lojerat ne sheshi i shkolles dhe vrenjtin fytyren…
Ne , brezi yne ishte ne ajo shkolle kur dora e zeze komuniste shkateroi kishen…por edhe ai rregjim na e la fushen, rrugicen… lidhjen e shenjte ,Mitropoline!
Perse shkolla qe dhuroi korçari i nderuar Anastas Laçka, mos marrë emrin e Dhuruesit Anastas Laçka?!
A nuk duhet qe Selia e Mitropolise te gjeje nje zgjidhje? Besoj se nje bashkepunim i saj me drejtuesit vendore do jete shume frutdhenes dhe i pranueshem per gjithe komunitetin. Asgje nuk eshte e veshtire…thjesht kerkon pergjegjesi, arsyetim dhe deshire!

Perfundimi i Rindertimit te Kishes se Mitropolise, kjo Dite e bekuar do ishte bukur te kishte perballe dhe Shkollen me emrin Anastas Laçka!

@NewsIn.Al
