NË një bisede me një mikun tim gazetar nga Selaniku…Me lodhi me pyetje…

Ç’po ndodh? – më pyeti…
Shiko e shkruaj, i thashë…
– A do të kthehen ndonjëherë “të ikurit”?
Shiko e shkruaj, i thashë…
-A do ti provojnë dhe VIP-at spitalet shqiptare?
Shiko e shkruaj i thashë…
-A do ulet ndonjë fëmijë politikani në Univesitetet shqiptare?
Shiko e shkruaj, i thashë…
-A do ketë ndonjë pensionist të lumtur me pensionin?
Shiko e shkruaj, i thashë…
-A do ketë ndonjë politikan të të trokasë në derë pas zgjedhjeve?
Shiko ë shkruaj, i thashë…

-A do ketë ndonjë lider në Shqipëri që të mos akuzoje kundërshtarin kriminel dhe hajdut?
Shiko e shkruaj, i thashë…
-A ju pyet kush për vendimet që merren në emër të mirëqenies dhe përparimit tuaj?
Shiko dhe shkruaj, i thashë…
-A do ngopet SPAKU me ndonjë gjah të rëndë?
Shiko dhe shkruaj, i thashë…
Ok, me tha… i kuptova të gjitha… nuk dua më përgjigje.
-Te të bëj unë një pyetje tani, i thashë?
Kur të mos “ngopesh” me të parë dhe të shkruar do marrësh dhe përgjigjen, më tha…JU QOFSHI!!!

#Ilir Jano

