Vetëm në Korçe mundet ti gjesh në një ditë pranverën, borën dhe poezinë!

Sa herë të mendoj Korça ime
Gjithmonë harroj vitet e mia
Nuk jam më ai djali që rrugëve bridhja
Bora tënde çel në thinja…

Ti ë di që në zemër nuk thinjem kurrë
Malli yt më mban pranverë…
Përjetë e imja Korça ime
Dhe unë i joti kurdoherë!
#I.Jano

