KreuKulturë / ArtShqipëria është e detyruar të ulet, të shqyrtojë ndërgjegjen e saj, të shikojë...

Shqipëria është e detyruar të ulet, të shqyrtojë ndërgjegjen e saj, të shikojë ku i ka bërë gabimet, që shëmti të tilla të mos përsëriten më./ I.Kadare

Me një pjesë shkrimi të Kadarese e fillon ditën gazetari Gjergj Zefi

Nga kjo mbeturinë e një mendësie feudale në Shqipëri, vjen edhe mosndërrimi i brezave të politikanëve, sepse feudali është i përjetshëm, feudali është i lidhur me feudin e tij, nuk e lë dot atë. Ç’është demokracia? Në fund të fundit thelbi i demokracisë është tek kalimi i pushtetit pa dhunë: të mësohesh që pushteti të kalojë pa ia rrëmbyer tjetrit, pa e vrarë tjetrin pa i djegur shtëpinë, pa i djegur kullën, pa a shkatërruar.


Por venë në ca kuti votimi, ku njerëzit hedhin një votë që është shpikur nga grekët e vjetër, 2 mijë e 500 vjet përpara dhe me atë votë ata vendosin që ky tani, mjaft ka mbetur në pushtet, do të vijë tjetri. Ky është thelbi i demokracisë, kalimi pa dhunë. Kurse mendësia feudale, mendësia komuniste, mendësia fashiste është që pushteti nuk kalon pa dhunë, pushteti duhet të kalojë me dhunë: me gjak, me vdekje, me shkatërrim.
Sigurisht që nuk guxon kush në Shqipëri ta thotë një gjë të tillë, megjithëse nëpër dhëmbë e thonë disa herë unë kam dëgjuar, personalitete të partive të ndryshme që përmendin fjalët kryengritje, revoltë, ëndërrojnë atë vitin 1997, që për mua është turpi më i madh i Shqipërisë. Turpi do të vazhdojë për aq kohë sa Shqipëria nuk do të ulet ta analizojë atë vit.
Sepse kur një popull nuk dëshiron të zhbirojë, të reflektojë për atë që ka bërë, të nxjerrë mësime, të pendohet, ai popull e ka të vështirë të ardhmen. Dhe  Shqipëria  është e detyruar të ulet, të shqyrtojë ndërgjegjen e saj, të shikojë ku i ka bërë gabimet, që shëmti të tilla të mos përsëriten më.

 

Ismail Kadare

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit