Aksident në aksin Pogradec-Lin, makina ja “ngop” zjarrfikëses nga mbrapa në ecje e sipër…!
Aksident në aksin rrugor Pogradec – Lin, pranë fshatit Pole
Një mjet ka përplasur mjetin e shërbimit zjarrfikës të Pogradecit teksa ka qenë në ecje.
Kjo e fundit sapo kishte fikur një zjarr në varrezat e Linit dhe ka qenë duke u kthyer drejt stacionit kur është përplasur nga mjeti.Fatmirësisht nuk ka të dëmtuar por vetëm dëme materiale
Policia në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes
@NewsIn.Al

