KreuAktualitetiAutori dyshohet se ishte i veshur me të zeza dhe i pa...

Autori dyshohet se ishte i veshur me të zeza dhe i pa maskuar/ “U tha diçka para se t’i qëllonte!”

Autori dyshohet se ishte i veshur me të zeza dhe i pa maskuar/ “U tha diçka para se t’i qëllonte!”

Dalin të tjera detaje lidhur me atentatin e së shtunës në Memaliaj.

Mësohet se kamerat e sigurisë kanë zbuluar profilin e autorit i cili ekzekutoi me breshëri plumbash babanë e Andrea Kalemit, Shyqyr Kalemin, kamarierin e lokalit, Gledio Muka dhe një klient Marsel Çela si edhe plagosi vëllain e Shyqyri Kalemit, Artur Kalemin.

Bëhet me dije se autori që ka qëlluar ishte i gjatë 1.80 centimetra, rreth 40-vjeç dhe i pa maskuar, i veshur me pantallona të zeza dhe bluzë të zezë, pa mëngë.

Gjithashtu dyshohet se në momentin kur ka qëlluar ndaj viktimave, autori është ndalur për pak sekonta dhe dyshohet se u ka thënë diçka para se t’i ekzekutonte. Personi i dytë në timon nuk është identifikuar ende.
Një grup hetimor i posaçëm është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe mësohet se një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve të nisura në 2022, me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt dhe pas 6 muajve, vrasjen e Edmond Papës në Selitë, përballë banesës së vëllait.
@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit